Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muslimanët në mbarë botën agjërojnë gjatë ditës, duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pijet nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Në fillim të muat të Ramazanit, Dr. Nihal Halimi flet për kujdesin e nevojshëm gjatë orëve të agjërimit.
“Rekomandimi im sa i përket shëndetit oral është menjanimi i ushqimeve që përmbajnë sheqer dhe pastrimi i dhëmbeve gjatë periudhave mbas konsumimit të ushqimit, sidomos para se të flejmë sepse periudha prej ores 2:30-4:30 e mëngjesit është periudha kur kemi pushim të tretjes së gjendrave pështymore, kurse pështyma është faktori kryesorë që bën mbrojtjen e dhëmbeve dhe mishrave dhe Ilogaritet si një izolator i fortë dhe normal rifreskim në mëngjes”, thotë Halimi në intervistën për Flaka dhe Gostivari Sot.
Gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët agjërues lejohen të lajnë dhëmbët dhe të përdorin pastën e dhëmbëve dhe shpëlarës goje, me kusht qe të mos gëlltiten. Patjetër që rekomandohet larja e dhëmbëve pas vaktit. Gjatë ditës, kur agjërojmë, nuk ka aq shumë nevojë për higjienë orale, sepse nuk konsumohet ushqim. Halitoza është shpesh e pranishme në agjërim. Flaka Media & Gostivari Sot
Lexo edhe:
Kujdesi mbi shëndetin oral te fëmijët, lë shumë për të dëshiruar | VIDEO
Nevoja e prevenimit të sëmundjeve që ndodhin në shëndetin oral | VIDEO
Video Intervista: