Enesa Nesimi, magjistre në fushën e nutricionit

Enesa Nesimi nga Gostivari ka magjistruar në fushën e nutricionit, një nga lëmitë e rralla.

Nesimi ka përfunduar sot me sukses studimet e magjistraturës në fushën e nutricionit, duke mbrojtur temën: “Ushqimi si Faktor Kryesor në Rendimentin e Sportistëve – Strategjitë e Përshtatshme dhe Ndikimi në Performancë”.

Studimi i saj trajton rëndësinë e ushqyerjes në performancën sportive dhe analizon strategjitë më efektive për optimizimin e saj.

“Duke u bazuar në të dhëna shkencore dhe praktika të avancuara, puna e saj synon të kontribuojë në përmirësimin e edukimit dhe ndërgjegjësimit mbi ushqimin e sportistëve, duke ndihmuar në rritjen e performancës dhe arritjen e rezultateve më të mira. Me këtë arritje akademike, Enesa Nesimi forcon më tej rolin e saj si një profesioniste e përkushtuar në fushën e nutricionit dhe sportit”, thuhet në vlerësimin mbi punimin shkencor të Enesa Nesimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori