Bukuroshja shqiptare mahnit në Kupën e Italisë

Kupa e Italisë në basketboll për meshkuj u mbyll me festën e Akuila Trentos që mposhti në finale Olimpia Milanon me rezultatin 79- 63.

Por në fazën “Final 8” vëmendje të madhe mori një shqiptare. Është fjala për Marigonën, modelja me origjinë nga Kosova ishte muza e kompeticionit, duke i bërë të gjithë për vetë me bukurinë dhe sharmin e saj gjatë parakalimit me trofeun në duar.

Kujtojmë se e reja u bë e njohur kur kamera e fokusoi në tribunat e stadiumit në Greqi kur luhej ndeshja Olympiacos dhe Villerban më 8 dhjetor të vitit 2024.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori