Moti sot, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Sot në mëngjes temperatura më të ulëta janë regjistruar në Kodër të Diellit, -5, ku ka edhe më shumë borë, 70 centimetra.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri në orën 8:30 janë matur – 4 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -2 në Berovë, -1 në Manastir, Tetovë, 0 në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kavadar, 1 në Shkup – Petrovec, Ohër, Shtip, Pretor dhe Prilep, 2 në Shkup – Zajçev Rid, Strumicë, Demir Kapi dhe Veles dhe 3 në Vinicë dhe Gjevgjeli.

Shtresa e borës është 56 centimetra në Hanet e Mavrovës, 4 në Tetovë dhe 2 në Gostivar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori