Dje në ora 01:20 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, zyrtarë policorë nga NJP Gallatë kanë privuar nga liria personin S.I. (47) nga fshati Vrapçisht, i cili në orën 01:10 është raportuar në DPB Gostivar, nga gruaja e tij 39 vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht.
Personi është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. Gostivari Sot