Çelësi i qytetit këtë vit i takoi veteranit të arsimit Hazbi Fejziu, një çmim më se i merituar!

Në ditën e komunës së Gostivarit, 23 dhjetori, këtë vit epiteti qytetar nderi i takoi arsimtarit Hazbi Fejziu, veteran i arsimit shqip në Gostivar. Çelësi i qytetit iu nda nga ish kryetari komunes tani ministër i shëndetësisë, Arben Taravari.

Fejziu një jetë ia dedikoi arsimimit të gjeneratave të reja, dhe tani gëzon ditët e pensionit. Ka qenë mësimdhënës në shkollën Bashkimi në Gostivar, të cilën shkollë ka patur rastin t’a drejton si zëvendësdrejtor për një mandat.

“Në ceremoninë e rastit, me rastin e Ditës së Komunës, kishim të pranishëm disa figura legjendare të qytetit, grupe nostalgjike, ndërsa Qytetar Nderi u shpall mësuesi i dashur Hazbi Fejziu. Gjithmonë në shërbimin tuaj dhe me Gostivarin në zemër”, shprehet Valbon Limani, kryetar i Gostivarit.

Hazbi Fejzi lindi më 22 mars 1945 në fshatin Bellovisht të Gostivar. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, në shkollën “Mosha Pijade” (sot “Ismail Qemali”). Shkollimin e mesëm e perfundoi në gjimnazin e Gostivarit, ndërsa studimet i vazhdoi në Akademinë Pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan.

Karriera e tij e mësimdhënies filloi ne vitin 1965 në fshatin Simnicë të Gostivarit , ku punoi deri më 17 korrik 1974. Më pas, u punësua në shkollën fillore “Vëllazërim-Bashkim” në Bellovisht, e më vonë në shkollën qendrore “Vëllazërim-Bashkim” në Gostivar, ku nga viti 1977 sherbeu si mësues në ciklin e ulët.

Nga viti 1999 deri në 2003, Hazbi Fejzi mbajti postin e zëvendësdrejtorit në të njëjtën shkollë. Pas një karriere të gjatë prej 41 vitesh në arsim, ai doli në pension më 31 maj 2007, duke lënë pas një trashëgimi të vlefshme në edukimin e brezave të rinjë. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori