Ersin Diko nga Gostivari doktoron në Universitetin e Stambollit

Në Universitetin “Universiteti i Stambollit” në Fakultetin “Historia e Artit” në Stamboll, Ersin Diko nga Gostivari, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës.

Kanditati Ersin Diko para Komisionit për vlerësimin dhe mbrojtjen e disertacionin së doktoraturës, në përbërje: Prof. Dr. Nuri Seçgin, Doc. Dr. Gülberk Bilecik (Mentor), Doc. Dr. Selman Can, Dr. Ahmet Vefa Çobanoğlu dhe Dr. Fatih Elcil e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me titull,

“Aktivitetet e rindërtimit të Akinci bejlerëve dhe familjeve të tyre në Maqedoni”, nga të cilet u vlerësua me notë maksimale.

Diko ka hapur terren të ri në këtë fushë dhe ka prodhuar një studim që mund të jetë burim për vendet e tjera të Ballkanit. Ai u përpoq të merrte një këndvështrim të ri duke përdorur dokumente arkivore për të arritur rezultate të sakta, objektive dhe shkencore.

Ai hulumton dhe shkruan në fushat e historisë së artit, historisë kulturore, historisë së migrimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori