Natën e së dielës në rrugët e Gostivarit, gjegjësisht në automjete të parkuara janë vendosur pamflete me mbishkrimin: Mos e prekni mërgatën, njofton Gostivari Sot
Në pamflete shihet llogoja e Bashkimit Demokatik për Integrim – BDI, që nënkupton se aktiviteti është ndërmarrë nga ky subjekt politik.
Gostivari Sot kontaktoi me zyrën e BDI-së në Gostivar nga ku njoftuan që aktiviteti ka qenë pjesë e agiendës së Forumit Rinor për sensibizimin e opinionit rreth vendimit qeveritar për fshirjen e mërgatës nga numri i popullatës së përgjithshme, me çka komuna e Gostivarit mbetet me rreth 30 mijë banorë më pak.
Për pasojë, edhe numri i këshilltarëve komunal në të ardhmen do të reduktoher nga 31 në 23 këshilltarë. Gostivari Sot