Bashkëpunim ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, për parandalim e ekstremizmit të dhunshëm

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe përgjegjësja për Arsim, Aslian Snopçe ishin të pranishëm në tryezën e rrumbullakët ku u u bisdua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe angazhimin e përbashkët për parandalim dhe trajtim të ekstremizmit të dhunshëm si dhe ri-integrimin e të kthyerve dhe familjeve të tyre në vendin tonë, që e organizoi Qendra për Bazë të Përbashkët (CCG).

Në dialog u theksua se Komuna e Gostivarit si pushtet lokal synon të inkurajojë bashkëpunimin, nismat dhe ndryshimin e qëndrueshëm në komunitetet lokale, ndërkaq Komuna do të caktojë person zyrtar të cilit do të mund t’i drejtohen të gjitha shoqatat dhe individët në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm.

Në këtë takim kishte përfaqësues të institucioneve arsimore, Qendra për Punë Sociale, bashkësitë fetare, përfaqësues të donatorëve nga Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës (GCERF), si dhe përfaqësues nga Ambasada amerikane në Shkup.

Komuna e Gostivarit do të jetë gjithmonë një partner i rëndësishëm në luftën kundër kësaj dukurie.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori