Në ambientet e INQK “Asnom” Gostivar u realizua projekti, ligjëratë dhe punëtori me temë “Leximi dhe shëndeti mental”, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e RMV, si projekt me interes nacional në kulturë, në fushën e veprimtarisë së bibliotekarisë për vitin 2024.
Ligjërata filloi me një historik të shkurtër mbi bibliotekën e Gostivarit, pasuar nga një ligjëratë dhe diskutim për librin në tëkaluarën dhe sot. Për këtë temë, pjesë e panelit ishte mr. TeutaOsmani, Bibliotekiste këshillëtare në bibliotekën e Gostivarit.
Punëtoria kishte paraparë edhe temë në lidhje me rolin dhendikimin e leximit në shëndetin mental. Kjo temë u ligjërua dheu diskutua nga ana e mr. Alije Aliji – Psikologe Klinike nëSpitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar.
Pjesëmarrës në projekt ishin nxënësit të shkollave të mesme me në krye prof. Ilirjana Abdija.
“Projekti kishte për qëllim të njihen pjesëmarrësit me rolin e leximit si faktor pozitiv që ndikon në shëndetin mental, tëzgjerohen dhe rriten shprehitë e leximit, të krijohet shprehi e vizitës së bibliotekës, bashkëpunim dhe shoqërim me bibliotekistët, etj”, tha Semir Aliji – Bartës i projektit.