Flamur Ismaili, 31 vjeç, ka arritur të fitojë titullin Docent pranë Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup, ku edhe do te jete profesor në Fakultetin e Drejtësisë.
31 vjeçari me prejardhe nga fshati Llakavicë të Gostivarit, masterin dhe doktoraturën i ka përfunduara në Ankara në Republikën e Turqisë, me notë mesatare prej 10.00 dhe është shpallur studenti më i mirë ndër bursistët në vitin 2022, duke u vlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Turqisë.
Ai ka shërbyer si asistent i ambasadorit dhe më pas si sekretar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara për gati 6 vite. Për gati tre vite ka pasur rolin e Këshilltarit Politik dhe Ligjor në Ambasadën Norvegjeze në Ankara. Gjatë kësaj periudhe, Flamuri ka marrë pjesë në një sërë takimesh në nivele të larta shtetërore dhe ka publikuar një seri artikujsh shkencorë e projekte me organizata të ndryshme, si: UN, UNDP dhe ILO.