Kisha e Gallatës, reagime e sqarime një ditë pas ngjarjes

Pasditën e djeshme punët e jashtëligjshme në objektin e Kishës “Shën Petka” në atarin e fshatit Toplicë janë bërë mollë sherri ndërmjet disa protestuesve maqedonas nga Gostivari dhe kryetarit të Komunës së Vrapçishtit Isen Shabanit, pasi inspektoriati komunal kishte ndërprerë punimet në këtë objekt fetar.

Disa protestues sot me dhunë dhe më ofendime kanë tentuar të futen në zyrën e Shabanit, për siç thanë atë të sqarohen lidhur me situatën me objektin, mirëpo kanë intervenuar policia pasi protestuesit me vetë kishin dhe mjete me të cilat mund të shkaktonin dhunë, me ç’ rast u arrestuan dy protestues.

Nga Komuna e Vrapçishtit potencuan se nuk janë në dijeni për interesat konkrete që ka grupi i protestuesve për t’i diskutuar, mirëpo thanë së do të thirrën në një takim me kryetarin sapo të qetësohet situata, sepse në rrethanat e ditës së sotme një bisedë normale ka qenë pothuajse e pamundur.

Përfaqësuesja e Komunës së Vrapçishtit, Ramije Musa ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me banorët për Kishën e Toplcës, që banorët thonë se vetëm po pastrojnë hapësirat e kishës. Musa tha se pak para se të përfundonin orarin e punës, një grup qytetarësh shkuan para objektit të komunës që siç thotë, teksa mbanin shtylla hekuri e përdornin fjalë të hijshme, u ngjitën deri në zyrën e kryetarit të Komunës. Për shkak të tensioneve, Musa thotë se organet e rendit dhe kryetari e kanë paraparë që të caktohet një ditë për takim me qytetarët.

Ministria e Punëve të Brendshme, SPB Tetovë përmes një komunikate për media ka qartësuar situatën e cila ndodhi sot më disa protestues tek objekti I Komunës së Vrapçishtit, të cilët me dhunë tentuan të hyrjne në zyrën e kryetarit Isen Shabani.

Gëryerje të tokës, mjete ndërtimi dhe disa individë që kryejnë punime – këto janë pamjet që shihen në momentin kur Policia e Tetovës kreu kontroll në fshatin Toplicë – në hapësirat e një kishe

Nga MPB thonë dje janë kryer kontrollë tek vendi i Kishës Shën Petka në Toplicë me ç’rast janë gjetur disa banorë të cilët kanë qenë duke e pastruar terrenin e Kishës, ndonëse për të njejtin objekt ka ndalesë nga institucionet përkatëse për ndërtimin ilegal të Kishës. Siç thonë nga MPB për rastin janë njoftuar dhe Prokuroria Publike Themelore. 

“Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë ditës së djeshmeduke vepruar pas denoncimit paraprak të lëshuar të dorëzuar në SPB Tetovë nga ana e inspektorit të urbanizmit në Komunën e Vrapçishtit, ka kryer kontroll në vendin e quajtur “Burimet e Ngrohta” (ndërmjet fshatrave Toplicë dhe Vrapçishtë) në vendin e Kishës “Shën Petka”, ku siç thuhet, sipas denoncimi – janë duke u realizuar ndërtimet ilegale në Kishë.

Gjatë kontrollit, nëpunësit policorë kanë kapur qytetarë të cilët kanë qenë duke e pastruar oborrin e kishës dhe rreth vetë objektit. Gjatë kësaj kësaj nuk është marrë asnjë mjet nga qytetarët, as është arrestuar ndokush. Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria Publike Themelore kompetente”, thonë nga MPB-ja.

Por nga Prokuroria Publike njoftuan se “prokurori publik nuk ka lëshuar urdhër për arrestimin ose ndalimin e asnjë personi”. Bëhej fjalë për një kallëzim të paraqitur nga komuna e Vrapçishtit për kryerjen e ndaluar të punimeve ndërtimore në afërsi të një rruge kryesore.

Fillimisht në rrjetet sociale qarkulloi një video e xhiruar rreth kishës Shën Petka në fshatin Toplicë të Vrapçishtit. Në video shihet një ekskavator dhe policë rreth kishës. 

Ai që e xhiron videon pretendon se ai dhe të tjerët janë penguar në pastrimin dhe rinovimin e kishës dhe se policët “kanë marrë udhëzime nga një prokuror” për të arrestuar të gjithë.

Më pas nga kisha, qytetarët janë drejtuar në komunën e Vrapçishtit duke ja zënë derën kryetarit Isen Shabani.

Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës e quajtën këtë skandal të nxitur nga VMRO-DPMNE për të shkaktuar provokime ndëretnike dhe ndërfetare.

Pasi policia kishte arrestuar pasditën e sotme dy nga protestuesit që u futën në Komunën e Vrapçishtit, të njejtit sërisht janë lënë të lirë.

Informacionin e bën të ditur njëri nga të arrestuarit për mosbindje ndaj policisë, i cili edhe llogaritet si kryeorganizatorë i protestës, Dushko Pavllovski nga Gostivari. 

Përmes rrjeteve sociale ai falenderohet për pritje që i është bërë jashtë Stacionit Policor, duke pretenduar se mesin e atyre që kanë dalë për të pritur lirimin e tij ka pasur edhe shqiptar dhe turq.

“Të dashur maqedonas, shqiptar, turq, rom ju faleminderit të gjithve që më keni pritur para Stacionit Policorë. Të gjithë që më njihni, e dini se nuk kam asgjë për çështjet ndëretnike, por thjeshtë nuk dua që dikush të më bëjë budalla. Kryetarit të komunës së Vrapçishtit t’i vijë turp. Unë siç të premtova lentet ti solla në komunë, kurse ti tre orë u fshehe në zyrë edhe pse pranë teje kishte 20 policë për të të mbrojtur. Vazhdojmë më fuqishëm”, shkruan Pavllovski.

Por pse u protestua sot në Komunën e Vrapçishtit?

Në rrjetet sociale sot është publikuar një video rreth kishës në fshatin Gallatë. Në video, e cila ishte shpërndarë nga shumë media në Maqedoninë e Veriut, shihet ekskavator dhe punonjës të policisë rreth kishës. Ai i cili e incizoi videon, deklaroi se ai dhe të tjerët janë ndërprerë në pastrimin dhe renovimin e kishës dhe se policët kanë marrë urdhër nga prokurori për arrestim.

Disa orë pas publikimit të videos, Prokuroria Publike raportoi se “prokurori publik nuk ka dhënë urdhër për arrestimin ose mbajtjen e asnjë personi” në këtë rast. Bëhet fjalë për deklaratën e e Komunës së Vrapçishtës për moslejimin e punimeve ndërtimore në afërsi të rrugës magjistrale.

Nga SPB Tetovë raportuan se punonjësit policorë kanë dal në terren pas raportimit të inspektorëve të urbanizimit në Komunën e Vrapçishtit. Gjatë inspektimit, ata kanë biseduar me qytetarët që po e pastronin kishën dhe rrethin e objektit. Gostivari Sot

Pas takimit të mbajtur mbrëmë në fshatin Gallatë, nga popullata vendase bëhet me dije se distancohen nga situata me kishën e “Shën Petka”, e cila gjendet në atarin e Gallatës, në lokalitetin “Burimet e ngrohta”. Banorët e Gallatës theksojnë se situata e përgjithshme duhet të zgjidhet përmes institucioneve kompetente, në përputhje me ligjet në fuqi.

“Popullsia e Gallatës distancohet nga situata në lidhje me kishën e Shën Petka. Në Gallatë dhe komunën e Vrapçishtit, si popullatë lokale, nuk do të lejojmë tensione ndëretnike dhe urrejtje fetare, sepse diçka të tillë nuk ka pasur as në të kaluarën. Të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe ligjore, pa nxitur urrejtje dhe tensione”, thuhet në njoftimin e popullatës së Gallatës.

Reaguan sërish nga ASH, krahu i Selës. Nga atje thonë që Dushko Pavllovski ishte njëri ndër organizatorët kryesor të aksionit për uzurpimin e pronës afër kishës së Gallatës dhe protestës së dhunshme që u mbajt dje në Komunën e Vrapçishtit ku bashkë me simpatizantë të tjerë të VMRO-së tentuan të hyjnë me dhunë në kabinetin e kryetarit, Isen Shabani duke lëshuar edhe kërcënime ndaj tij. Ai për këto arsye ishte edhe njëri nga dy të arrestuarit pasi me forcë i kishin rrezistuar edhe policisë që kishte ardhur në vend për të siguruar rendin publik.

“Skenaret e këtilla për ngritje të tensioneve tanimë janë letër e lexuar e VMRO-së dhe Qeverisë monoetnike e cila kohë pas kohe, ashtu si në Kodrën e Diellit, tenton të mbjell kryqa dhe kisha edhe në vendvanime të tjera. Por, ajo që duhet t’i sqarohet opinionit është cila ka qenë lidhja dhe roli në këtë skenar i Arben Taravarit dhe pasardhësit të tij në krye të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Me këtë të fundit, Pavllovski ka publikuar fotorafi ku tregon afërsinë e ngushtë që kanë dhe mund të shihet qartë se bëhet fjalë për raporte të fuqishme mes dy personave në fjalë. Ndërkohë për qytetarët e Gostivarit është fakt i njohur edhe lidhja e ngushtë e Taravarit me Pavllovskin shumë kohë më parë.
Andaj, kërkojmë urgjentisht nga Taravari që t’i përgjigjet opinionit të gjërë në disa pyetje edhe atë:
– Cila është arsyeja e afërsisë së Taravarit dhe Limanit me militantin e dhunshëm të VMRO-së?
– Cili është roli i Taravarit dhe Limanit në skenarin për uzurpimin ilegat të pronës afër kishës dhe ngritjen e kryqit në atë lokacion.
– Cili është interesi i Taravarit dhe grupit të tij për të inskenuar incidente dhe tensione ndëretnike?
– Deri kur Taravari do ti shërbejë agjendave të errëta antishqiptare dhe do të sakrifikojë shqiptarët për interesat e tij të ngushta, ashtu siç sakrifikoi edhe partinë e tij, për tu bërë ministër pa legjitimitet, pyesin nga kampi Sela.

“Ju bëjmë thirje dyshes Taravari-Mickoski që të heqin dorë nga çdo skenar, sepse tanimë janë zbuluar dhe është e kotë çdo tentativë për të njëllosur shqiptarët e për t’i futur ata në zjarr për intesat e ngushta grupore. Hiqni dorë nga destabilizimi dhe mos provoni të shkoni kundër vullnetit të popullit. Nëse Taravari i ka borxh dikujt atëherë, mund ta ofrojë oborrin e vetë për kishë e kryq, por asesi pronën publike të qytetarëve e aq më pak të vendos në rrezik jetën e bashkëpartiakut të dikurshëm. Cili është çmimi i kësaj tradhëtie që Taravari po i bën Isen Shabanit, ish partisë së tij dhe qytetarëve shqiptarë”, përfundon kumtesa.

Screenshot

Valbon Limani iu përgjigjet akuzave të ASh – Selës 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gostivarit, Valbon Limani nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, i pyetur nga TV21, iu është përgjigjur akuzave të ASh – Ziadin Selës për organizatorin e protestës për kishën e Gallatës.

Limani thotë se Pavllovski është njëri nga qindra qytetarët me të cilët ka fotografi dhe e njëjta është e para 5 vjetësh. Sipas tij, fotografia keqpërdoret tani në situatën e Kishës. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori