Nga Qeveria njoftojnë se të punësuarit në administratën e Maqedonisë së Veriut do të marrin K-15 nga 11 mijë denarë. Nga atje shtojnë se pagesa do të bëhet më së voni deri në dhjetor të këtij viti, përcjell TV21.
“Kjo do të sigurojë një mbështetje tjetër të rëndësishme për punonjësit. Kjo paketë K15 do të mbulojë edhe mësimdhënësit e punësuar në shkolla. Në këtë mënyrë, Qeveria tregon kujdes të veçantë për secilin punonjës në përmbushjen e të drejtave të tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në fillim të muajit, potencoi se sipas Ligjit, për ushtrimin e të drejtës në K-15 kërkohet minimumi gjashtë muaj përvojë pune duke shtuar se pagesa mbi atë bazë do të mundësohet për një numër më të madh të qytetarëve që do të fitojnë punë në ndërkohë.