Punët e jashtëligjshme në objektin e Kishës “Shën Petka” në atarin e fshatit Toplicë janë bërë mollë sherri ndërmjet disa protestuesve maqedonas nga Gostivari dhe kryetarit të Komunës së Vrapçishtit Isen Shabanit, pasi inspektoriati komunal kishte ndërprerë punimet në këtë objekt fetar.
Disa protestues sot me dhunë dhe më ofendime kanë tentuar të futen në zyrën e Shabanit, për siç thanë atë të sqarohen lidhur me situatën me objektin, mirëpo kanë intervenuar policia pasi protestuesit me vetë kishin dhe mjete me të cilat mund të shkaktonin dhunë, me ç’ rast u arrestuan dy protestues.
Nga Komuna e Vrapçishtit potencuan se nuk janë në dijeni për interesat konkrete që ka grupi i protestuesve për t’i diskutuar, mirëpo thanë së do të thirrën në një takim me kryetarin sapo të qetësohet situata, sepse në rrethanat e ditës së sotme një bisedë normale ka qenë pothuajse e pamundur.
Përfaqësuesja e Komunës së Vrapçishtit, Ramije Musa ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me banorët për Kishën e Toplcës, që banorët thonë se vetëm po pastrojnë hapësirat e kishës. Musa tha se pak para se të përfundonin orarin e punës, një grup qytetarësh shkuan para objektit të komunës që siç thotë, teksa mbanin shtylla hekuri e përdornin fjalë të hijshme, u ngjitën deri në zyrën e kryetarit të Komunës. Për shkak të tensioneve, Musa thotë se organet e rendit dhe kryetari e kanë paraparë që të caktohet një ditë për takim me qytetarët.
Ministria e Punëve të Brendshme, SPB Tetovë përmes një komunikate për media ka qartësuar situatën e cila ndodhi sot më disa protestues tek objekti I Komunës së Vrapçishtit, të cilët me dhunë tentuan të hyrjne në zyrën e kryetarit Isen Shabani.
Gëryerje të tokës, mjete ndërtimi dhe disa individë që kryejnë punime – këto janë pamjet që shihen në momentin kur Policia e Tetovës kreu kontroll në fshatin Toplicë – në hapësirat e një kishe
Nga MPB thonë dje janë kryer kontrollë tek vendi i Kishës Shën Petka në Toplicë me ç’rast janë gjetur disa banorë të cilët kanë qenë duke e pastruar terrenin e Kishës, ndonëse për të njejtin objekt ka ndalesë nga institucionet përkatëse për ndërtimin ilegal të Kishës. Siç thonë nga MPB për rastin janë njoftuar dhe Prokuroria Publike Themelore.
“Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë ditës së djeshmeduke vepruar pas denoncimit paraprak të lëshuar të dorëzuar në SPB Tetovë nga ana e inspektorit të urbanizmit në Komunën e Vrapçishtit, ka kryer kontroll në vendin e quajtur “Burimet e Ngrohta” (ndërmjet fshatrave Toplicë dhe Vrapçishtë) në vendin e Kishës “Shën Petka”, ku siç thuhet, sipas denoncimi – janë duke u realizuar ndërtimet ilegale në Kishë.
Gjatë kontrollit, nëpunësit policorë kanë kapur qytetarë të cilët kanë qenë duke e pastruar oborrin e kishës dhe rreth vetë objektit. Gjatë kësaj kësaj nuk është marrë asnjë mjet nga qytetarët, as është arrestuar ndokush. Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria Publike Themelore kompetente”, thonë nga MPB-ja.
Por nga Prokuroria Publike njoftuan se “prokurori publik nuk ka lëshuar urdhër për arrestimin ose ndalimin e asnjë personi”. Bëhej fjalë për një kallëzim të paraqitur nga komuna e Vrapçishtit për kryerjen e ndaluar të punimeve ndërtimore në afërsi të një rruge kryesore.
Fillimisht në rrjetet sociale qarkulloi një video e xhiruar rreth kishës Shën Petka në fshatin Toplicë të Vrapçishtit. Në video shihet një ekskavator dhe policë rreth kishës.
Ai që e xhiron videon pretendon se ai dhe të tjerët janë penguar në pastrimin dhe rinovimin e kishës dhe se policët “kanë marrë udhëzime nga një prokuror” për të arrestuar të gjithë.
Më pas nga kisha, qytetarët janë drejtuar në komunën e Vrapçishtit duke ja zënë derën kryetarit Isen Shabani.
Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës e quajtën këtë skandal të nxitur nga VMRO-DPMNE për të shkaktuar provokime ndëretnike dhe ndërfetare.
Pasi policia kishte arrestuar pasditën e sotme dy nga protestuesit që u futën në Komunën e Vrapçishtit, të njejtit sërisht janë lënë të lirë.
Informacionin e bën të ditur njëri nga të arrestuarit për mosbindje ndaj policisë, i cili edhe llogaritet si kryeorganizatorë i protestës, Dushko Pavllovski nga Gostivari.
Përmes rrjeteve sociale ai falenderohet për pritje që i është bërë jashtë Stacionit Policor, duke pretenduar se mesin e atyre që kanë dalë për të pritur lirimin e tij ka pasur edhe shqiptar dhe turq.
“Të dashur maqedonas, shqiptar, turq, rom ju faleminderit të gjithve që më keni pritur para Stacionit Policorë. Të gjithë që më njihni, e dini se nuk kam asgjë për çështjet ndëretnike, por thjeshtë nuk dua që dikush të më bëjë budalla. Kryetarit të komunës së Vrapçishtit t’i vijë turp. Unë siç të premtova lentet ti solla në komunë, kurse ti tre orë u fshehe në zyrë edhe pse pranë teje kishte 20 policë për të të mbrojtur. Vazhdojmë më fuqishëm”, shkruan Pavllovski.
Por pse u protestua sot në Komunën e Vrapçishtit?
Në rrjetet sociale sot është publikuar një video rreth kishës në fshatin Gallatë. Në video, e cila ishte shpërndarë nga shumë media në Maqedoninë e Veriut, shihet ekskavator dhe punonjës të policisë rreth kishës. Ai i cili e incizoi videon, deklaroi se ai dhe të tjerët janë ndërprerë në pastrimin dhe renovimin e kishës dhe se policët kanë marrë urdhër nga prokurori për arrestim.
Disa orë pas publikimit të videos, Prokuroria Publike raportoi se “prokurori publik nuk ka dhënë urdhër për arrestimin ose mbajtjen e asnjë personi” në këtë rast. Bëhet fjalë për deklaratën e e Komunës së Vrapçishtës për moslejimin e punimeve ndërtimore në afërsi të rrugës magjistrale.
Nga SPB Tetovë raportuan se punonjësit policorë kanë dal në terren pas raportimit të inspektorëve të urbanizimit në Komunën e Vrapçishtit. Gjatë inspektimit, ata kanë biseduar me qytetarët që po e pastronin kishën dhe rrethin e objektit. Gostivari Sot