Moti sot, priten sërish reshje shiu

Moti sot në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima sidomos në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori