Shkup, Policia aktivizon helikopterin për të locuar vrasësin

E qëlloi me armë zjarri dhe iku me makinë. Si ndodhi vrasje sot në Shkup?

Para disa minutave në parkingun para qendrës tregtare “Mavrovasja” ka ndodhur një vrasje, për të cilën nuk dihet ende shkaqet e saj. Rasti dyshohet të ketë ndodhur jasht makinës së të ndjerit, i cili ishte i shoqëruar nga një grua.

Policia e ka bllokuar vendin, ndërsa janë vënë pas veturës që iku nga vendi i ngjarjes e që me shpejtësi të madhe u drejtua nga rruga majtas udhëkryqit drejt Bit Pazarit. 

Tashmë ambulanca është në vendin e ngjarjes e cila po bën tërheqejen trupit, derisa gruas që ishte prezent i është konfirmuar vdekja e personit.

Pritet që autoritetet më vonë të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje. Lajmi në përditësim…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori