Zekolli – Shaqiri: Po zgjedhim me sukses problemin me pagat në Postë e Hekurudha!

Po zgjidhim me sukses problemin e trashëguar me pagat e punonjësve të Postës së Maqedonisë dhe të punësuarve në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë dhe Transportit. Pas disa muajsh vonesash, më nuk do të ketë probleme me pagat. Një lajm që i gëzon 4,400 familje, të cilat më në fund po marrin atë që ju takon për punën e tyre të palodhur, kumtoi sot Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Ministrisë së Transportit.

Ne si Qeveri, shton ajo, jemi të angazhuar t’i japim çdo punonjësi atë që i takon, duke përmbushur një detyrim shumë të rëndësishëm.

”Joserioziteti i Qeverisë së kaluar ka bërë që t’i kemi sot këto rezultate. Nuk e kishin aspak parasysh rëndësinë e pages së punonjësve. Por ne, menjëherë morëm vendimin për ta rikthyer stabilitetin dhe për të siguruar që një situatë e tillë asnjëherë të mos përsëritet”, shton Zekolli – Shaqiri.

“Padyshim se duhet falënderuar edhe menaxhmentin e Postës së Maqedonisë, Infrastrukturës së Hekurudhave dhe të Transportit. Ata bënë një punë të shkëlqyer për ta zgjidhur këtë problem. Megjithatë, sigurojmë se nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar ata që lejuan të ndodhë kjo situatë. Hetimet do të fillojnë së shpejti dhe padyshim që do të ketë përgjegjësi”, shprehet zëvendësministrja e Ministrisë së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori