Përmes një njoftimi të arritur në redaksinë tonë, kryetari i degës së Lëvizjes Besa në Gostivar, Dritan Imeri ka shprehur pakënaqësi për zhvillimet në këtë parti rreth emërimeve të fundit nëpër institucione.
“Njoftoj të gjithë antarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes Besa- Gostivar se kohën e fundit i janë bërë disa pradejtësi degës së Lëvizjes Besa në Gostivar dhe mua si Kryetar Dege, duke më anashkaluar dhe fajsuar për emrimet dhe pozicionet që i kanë takuar degës së Lëvizjes Besa në Gostivar. Ju njoftoj se të gjitha emrimet që janë bërë, nuk kanë kaluar nga shumica e antarëve te kryesisë së degës dhe komisionit kadrovik ( posedoj edhe proçesverbal legjitim nga mbledhja e mbajtur”, thuhet ne reagimin e Imerit.
Sipas tij, emërimet janë bërë direkt nga kryesia qendrore e Lëvizjes Besa dhe, sic i quana ai, satelitëve të saj që bihen në kundërshtim me vendimet e kryesisë së degës Lëvizjes Besa në Gostivar.
“E ndjej si obligim moral, shton ai, ta informoj opinionin e gjërë se padrejtësisht fajsohemi dhe sulmohemi unë dhe kryesia e degës në Gostivar për perzjedhjen kadrovike që nuk ka të bëjë me vendimet e kryesisë së degës dhe komisionit kadrovik. Gostivari Sot