103-vjetori i Republikës së Turqisë, Limani dhe Taravari përcjellin urimet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me Dr. Arben Taravarin, morën pjesë në aktivitetin solemn të organizuar me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës së Turqisë, që këtë vit shënon 103-vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast, Limani dhe Taravari përcollën urimet e tyre për popullin turk, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në mesazhin e tyre u nënvizua se Turqia mbetet një mike dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë, ndërsa komuniteti turk në Gostivar luan një rol të veçantë në afrimin e kulturave dhe forcimin e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte edhe një mundësi për të riafirmuar respektin ndaj traditës, kulturës dhe kontributit të komunitetit turk në jetën shoqërore të Gostivarit.

Në përfundim, Limani dhe Taravari i uruan Republikës së Turqisë paqe, mirëqenie dhe përparim të vazhdueshëm, me rastin e përvjetorit të themelimit të saj. Gostivari Sot