Një 23-vjeçar nga Gostivari ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa një 39-vjeçar nga Çegrani është lënduar gjatë një përleshjeje fizike në lagjen Pitarnicë të Gostivarit.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, rasti është paraqitur më 24 tetor 2026 në ora 20:55 në SPB Gostivar. Përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në trafik mes A.B. (39) nga Çegrani dhe B.Ж. (23) nga Gostivari.
Të dy personat janë dërguar për trajtim në spitalin e Gostivarit, ku te 23-vjeçari janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa te 39-vjeçari lëndime trupore.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit. Gostivari Sot



