Ndërmarrja Publike „Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi“ – Gostivar ka pranuar një mirënjohje të veçantë nga Moto Club GO BIKERS – Gostivar, në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin dhe kontributin e përbashkët.
Nga ndërmarrja publike e kanë vlerësuar këtë mirënjohje si një motiv shtesë për vazhdimin e angazhimit në shërbim të qytetarëve dhe për përmirësimin e hapësirave publike.
„Kjo mirënjohje na motivon të vazhdojmë me përkushtim në shërbim të qytetarëve, duke promovuar rendin, sigurinë dhe përgjegjësinë e përbashkët në hapësirat publike“, thuhet në reagimin e ndërmarrjes.
Gjithashtu, ata kanë shprehur mirënjohje për Moto Club GO BIKERS për vlerësimin dhe bashkëpunimin.
„Faleminderit GO BIKERS – Gostivar për vlerësimin, besimin dhe bashkëpunimin! Bashkë për një Gostivar më të mirë!“, theksohet në mesazhin e ndërmarrjes. Gostivari Sot

