Maqedonia e Veriut dhe disa vende të tjera evropiane kanë kaluar këtë të diel, më 25 tetor, në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës janë kthyer 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00.
Ndryshimi i orës u mundëson qytetarëve të përfitojnë një orë më shumë gjumë, por njëkohësisht sjell më pak orë me dritë natyrale gjatë pasdites.
Për disa qytetarë, ky ndryshim nuk paraqet shqetësime të veçanta, ndërsa për të tjerë mund të ndikojë në rutinën e gjumit, organizimin e përditshëm dhe aktivitetet e tyre.
Kalimi nga ora verore në atë dimërore është një praktikë që zbatohet prej vitesh në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe shumë vende të tjera evropiane. Ndryshimi bëhet të dielën e fundit të tetorit, ndërsa rikthimi në orën verore ndodh të dielën e fundit të marsit.
Kështu, me përfundimin e orës verore, ditët do të shkurtohen gradualisht nga ana e dritës së pasdites, ndërsa mëngjeset do të nisin me më shumë dritë natyrale. /Gostivari Sot/



