Kompania”Davis Fabrics” e Adem Agait nga Gostivari vlerësohet për rritjen më të madhe

Kompania Davis Fabrics, e themeluar nga i riu nga Gostivari, Adem Agai, është vlerësuar nga Business Leader 2026 si kompania me rritjen më të madhe të të ardhurave në vend, në sektorin përkatës, ndër kompanitë e sapothemeluara.

Ky vlerësim e vendos kompaninë e drejtuar nga sipërmarrësi i ri nga Gostivari në vëmendje për ecurinë e saj ekonomike dhe rritjen e të ardhurave, duke dëshmuar potencialin e bizneseve të reja në tregun vendor.

Arritja e Davis Fabrics përbën një shembull të sipërmarrjes së të rinjve dhe të mundësive për zhvillimin e bizneseve të reja, të cilat përmes investimit, punës dhe vizionit synojnë të krijojnë hapësirë në treg.

Vlerësimi nga Business Leader 2026 është një moment i rëndësishëm për kompaninë dhe për sipërmarrësin Adem Agai, duke e bërë emrin e tij pjesë të suksesit të biznesit nga Gostivari. /Flaka/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *