I gjendet marihuanë një 38-vjeçari në Gostivar, në polici shoqërohet edhe një person tjetër

Një 38-vjeçari nga Gostivari i është gjetur marihuanë gjatë një kontrolli policor në rrugën „Mara Ugrinoski“, ndërsa bashkë me të në polici është shoqëruar edhe një person tjetër, 28 vjeç.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 14:50, kur nëpunësit policorë kanë identifikuar dhe kontrolluar A.M. (38) dhe B.M. (28), të dy nga Gostivari.

„Gjatë kontrollit, te A.M. është gjetur marihuanë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.

„Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse“, njofton policia. GS