Gjendet pa shenja jete një 78-vjeçar në Gostivar, trupi dërgohet në autopsi

Një person 78-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një objekt në rrugën „Ilinden“ në Gostivar.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, më 1 nëntor 2026, në ora 00:10, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është raportuar se në një objekt në këtë rrugë ishte gjetur një trup pa shenja jete.

„Zyrtarë policorë dhe Prokurori Publik kanë kryer këqyrje në vendngjarje, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për S.D. (78) nga fshati Vërbjan, i cili qëndronte në adresën e përmendur“, njofton Policia e Gostivarit.

Sipas konstatimit të mjekut, vdekja është konstatuar pa shenja dhune.

„Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar për autopsi“, bëjnë të ditur nga Policia e Gostivarit.

Rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen pas përfundimit të procedurave përkatëse. Gostivari Sot