Festat e Nëntorit do të shënohen me aktivitete festive në Gostivar dhe rrethinë, ku qytetarët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e organizimeve kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe krenarisë kombëtare shqiptare.
Në kuadër të aktiviteteve festive, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në manifestimin që do të organizohet më 27 nëntor në Negotinë.
„Në frymën e festave të Nëntorit, ju ftojmë të festojmë së bashku, duke nderuar historinë, gjuhën dhe krenarinë tonë kombëtare“, thuhet në ftesën e Shabanit.
Manifestimi do të mbahet të premten, më 27 nëntor 2026, duke filluar nga ora 13:00, në Pallatin e Kulturës „Shota“ në Negotinë.
Ndërkohë, festimet do të vazhdojnë edhe në Gostivar. Qendra për Kulturë „ASNOM“ organizon një manifestim festiv me rastin e 28 Nëntorit, me muzikë dhe atmosferë festive, kushtuar historisë, identitetit dhe krenarisë kombëtare shqiptare.
Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e Qendrës për Kulturë „ASNOM“ në Gostivar.
Përmes këtyre organizimeve, qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës ftohen të kremtojnë së bashku një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare. Gostivari Sot

