Dy burra nga rajoni i Gostivarit janë arrestuar dje pas denoncimeve për dhunë fizike dhe kërcënime ndaj partnereve të tyre, njofton SPB Tetovë.
Në rastin e parë, policia ka arrestuar 33-vjeçarin S.S. nga një fshat i Gostivarit, pasi bashkëshortja e tij 48-vjeçare kishte denoncuar se rreth orës 02:00, pas një debati të shkurtër, ai kishte hyrë me forcë në banesë, kishte dëmtuar derën e ballkonit dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndim.
Arrestimi është kryer më 25 tetor 2026, në orën 11:50.
Në rastin e dytë, po të njëjtën ditë, në orën 12:25, policia ka arrestuar edhe 55-vjeçarin A.S. nga Gostivari. Sipas denoncimit të partneres së tij 40-vjeçare, pas një debati të shkurtër, ai e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë dhe e kishte kërcënuar.
Të dy personat janë mbajtur në stacion policor. Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse.Gostivari Sot



