Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në fshatin Toplicë të komunës së Vrapçishtit, ku një 52-vjeçar është arrestuar nga policia nën dyshimin për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij 42-vjeçare.
Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë fraktura të brinjëve dhe plagë të shkaktuara me pirun në disa pjesë të trupit. Ajo fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Gostivarit, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore më pas është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
I dyshuari, me inicialet M.M., dyshohet se gjatë ndërhyrjes policore ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Pas arrestimit, ai është dërguar në spitalin psikiatrik në Shkup.
Sipas të dhënave jozyrtare, i dyshuari kishte probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, rrethanat e plota të rastit dhe përgjegjësia e tij pritet të sqarohen nga organet kompetente.
Gostivari Sot

