Një 47-vjeçar nga fshati Çajle është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Gostivar–Çegran.
Sipas policisë, aksidenti është regjistruar më 24 tetor, rreth orës 16:20, në hyrje të fshatit Çajle. Burri, duke drejtuar një moped me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në rrugë.
Ai ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën e Urgjencës në Gostivar, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Policia e Gostivarit ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.



