Arrestohet 44-vjeçari në Gostivar, dyshohet se ka kërcënuar partneren

Policia ka privuar nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari, pas një denoncimi nga partnerja e tij 45-vjeçare, e cila ka raportuar se ai i kishte drejtuar kërcënime.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer sot në orën 08:40 nga zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë në Gostivar.

Gruaja, me vendbanim në rajonin e Shkupit, në denoncimin e saj ka deklaruar se partneri ishte sjellë edhe më parë në mënyrë agresive dhe i kishte drejtuar kërcënime.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësia eventuale e të dyshuarit do të trajtohen nga organet kompetente. /GS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *