Valdet Xhaferi: 22 Nëntori – krenaria jonë ndër breza

Kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, Valdet Xhaferi, ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar këtë datë si simbol të bashkimit, krenarisë dhe identitetit kombëtar.

Në mesazhin e tij, Xhaferi ka rikujtuar rëndësinë e alfabetit shqip dhe kontributin e atyre që punuan për njësimin e tij.

„Një alfabet, një gjuhë, një identitet që na bashkon. Sot kujtojmë me krenari ata që i dhanë shqipes shkronjat, zërit tonë forcë dhe kombit dritë”, ka shkruar Xhaferi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe si bartëse të historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar.

„Ta ruajmë gjuhën, sepse aty jeton historia, kultura dhe shpirti ynë! 22 Nëntori – krenaria jonë ndër breza”, thuhet në urimin e Xhaferit.

Gostivari Sot