NP “Komunalec” në aksion: Pastrohen rrugët dhe trotuaret e qytetit

Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” kanë dalë në terren që në orët e mëngjesit, duke zhvilluar aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, nga NP “Komunalec” bëjnë të ditur se ekipet janë angazhuar me makina fshirëse dhe pajisje të tjera për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve.

“Ndërrimi i mëngjesit në aksion! Ekipet tona janë në terren me makina fshirëse dhe fshesa për të mbajtur rrugët dhe trotuaret tona të pastra”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Nga NP “Komunalec” theksojnë përkushtimin e ekipeve në terren për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të pastër për qytetarët.

Fotografitë e publikuara nga ndërmarrja tregojnë punonjësit dhe makineritë në aksionin e pastrimit të rrugëve dhe trotuareve të qytetit.

Gostivari Sot