Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të herëpashershme me diell. Pasdite dhe në orët e fundit të ditës, në shumë pjesë të vendit priten reshje shiu.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në fund të ditës pritet të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 6 gradë në mëngjes deri në 14 gradë gjatë ditës.
Edhe në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme shiu, me intensitet të ndryshueshëm.
Sipas parashikimit meteorologjik, nga nesër, nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore nga jugu, temperaturat gradualisht do të rriten dhe sërish do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Në ditët në vijim do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa nga e mërkura, në disa momente, shpejtësia e saj do të kalojë 60 kilometra në orë, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Gostivari Sot

