Ndërmarrja Publike „Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi“ – Gostivar ka publikuar listën e pikave të autorizuara ku qytetarët dhe vizitorët mund të blejnë kartela për parkim zonal. Lokacionet e këtyre pikave tashmë janë të publikuara edhe në Google Maps, me qëllim të lehtësimit të qasjes dhe orientimit drejt tyre.
Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se shitja e kartelave realizohet në bashkëpunim me subjekte juridike në territorin e Komunës së Gostivarit.
Pikat e shitjes sipas zonave të parkimit:
ZONA A11
- Tobako „Citi“ DOOEL – Pançe Poposki nr. 94
- Fast Cars DOOEL – Goce Dellçev nr. 2, Kulla
- Tuana Travel Turs DOOEL – Goce Dellçev nr. 25
- Tobako Nin Sim TP – Goce Dellçev nr. 84
- Shpendi DOOEL Eksport Import – Goce Dellçev nr. 25
- Manuk Grup DOOEL – Goce Dellçev nr. 102
- Tobako Rivina Plus DOOEL – Goce Dellçev nr. 59
ZONA A12
- Ibo DOOEL Eksport-Import – Braqa Gjinoski nr. 50
- Sefi Ris DOOEL – Braqa Gjinoski nr. 65
- Tobako Prestige DOOEL – Braqa Gjinoski nr. 55
- Kultura Gost DOOEL – Braqa Gjinoski nr. 69
ZONA A13
- Tobako Babet Kom – Major Çede Filipovski nr. 160
ZONA A14
- She-Ga DOOEL – JNA BB
- USA Tobako DOOEL – JNA nr. 7
- Tobako B&B DOO – JNA nr. 1
- Joki Kompani DOOEL – Major Çede Filipovski nr. 2
- Tobako B&B 2 DOO – Braqa Gjinoski nr. 59
ZONA A15
- Orange Tobako TP – Ilindenska nr. 1
„Përmes Google Maps, mund të gjeni më lehtë lokacionet e pikave të shitjes dhe të orientoheni drejt tyre“, njoftojnë nga ndërmarrja.
NP „Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi“ u bën thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që t’i shfrytëzojnë pikat e autorizuara për sigurimin e kartelave dhe të respektojnë rregullat e parkimit dhe pagesën e tarifave.
„Respektimi i rregullave të parkimit dhe pagesa e rregullt e tarifave kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në funksionimin më të mirë të parkingjeve në qytetin tonë“, thuhet në njoftim.
Për informacione shtesë rreth parkimit zonal, tarifave dhe mënyrave të pagesës, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare: https://parkingjet.mk/parkingu/.
„Për një Gostivar më të organizuar – së bashku për rend dhe përgjegjësi!“, përfundojnë nga ndërmarrja. Gostivari Sot

