Gostivar dhe Mavrovë–Rostushë: Ndërprerje të rrymës nga 2 deri më 6 nëntor, ja zonat e prekura

Ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike do të ketë nga 2 deri më 6 nëntor në disa zona të Gostivarit dhe Komunës së Mavrovës dhe Rostushës. Ndërhyrjet janë pjesë e punimeve për rikonstruksionin dhe modernizimin e rrjetit elektroshpërndarës.

Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit, ndërprerjet do të realizohen në intervale të ndryshme kohore, ndërsa për të shtunën dhe të dielën, më 7 dhe 8 nëntor, aktualisht nuk janë paralajmëruar ndërprerje.

E HËNË, 2 NËNTOR

Gostivar

– 08:00–14:00 – Ndërprerje afatshkurtra në pjesë të rrugëve „Ivo Lola Ribar“, „Strahinja Simonoski“, „Tode Bogdanoski“, „Mladen Simonoski“ dhe „Dençe Dejanoski“.

E MARTË, 3 NËNTOR

Gostivar

  • 08:00–14:00 – Ndërprerje afatshkurtra në pjesë të rrugëve „Ivo Lola Ribar“, „Strahinja Simonoski“, „Tode Bogdanoski“, „Mladen Simonoski“ dhe „Dençe Dejanoski“.
  • 09:00–12:00 – Një pjesë e bulevardit „Vëllezërit Gjinovski“, zona pranë „Damkom“, rrugët 201 dhe 212, rruga 101 nga „Damkom“ drejt „Lukoil“, si dhe zona e gjashtë pranë postës.
  • 12:00–15:00 – Rruga 101, nga rrethrrotullimi pranë „Damkom“ në drejtim të „Lukoil“.

E MËRKURË, 4 NËNTOR

Gostivar

  • 08:00–14:00 – Ndërprerje afatshkurtra në pjesë të rrugëve „Ivo Lola Ribar“, „Strahinja Simonoski“, „Tode Bogdanoski“, „Mladen Simonoski“ dhe „Dençe Dejanoski“.
  • 09:00–12:00 – Rruga „Mara Ugrinova“, zona pranë stacionit të autobusëve, si dhe pjesë të rrugëve „Beliçica“, „Goce Dellçev“ dhe „Zheleznichka“.

E ENJTE, 5 NËNTOR

Gostivar dhe Mavrovë–Rostushë

  • 08:00–14:00 – Ndërprerje afatshkurtra në pjesë të rrugëve „Ivo Lola Ribar“, „Strahinja Simonoski“, „Tode Bogdanoski“, „Mladen Simonoski“ dhe „Dençe Dejanoski“.
  • 08:30–09:30 – Reçan, Sretkovë, Cerovë, Novo Sella e Mavrovës dhe Vërtok, bazat e asfaltit drejt Strazhës, restoranti „Europa Garden“, „Jefuta Inzhenering“, „L&L Company“, ferma „Bari Imeri“ dhe „Saatki“.
  • 08:45–14:30 – Fshati Reçan.
  • 09:30–14:30 – Në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës: Bogdeva, Krakornica, Brodeci, Niçpuri dhe Strezimiri, si dhe stacioni policor në Strezimir.

E PREMTE, 6 NËNTOR

Gostivar

– 08:00–14:00 – Ndërprerje afatshkurtra në pjesë të rrugëve „Ivo Lola Ribar“, „Strahinja Simonoski“, „Tode Bogdanoski“, „Mladen Simonoski“ dhe „Dençe Dejanoski“.

E SHTUNË, 7 NËNTOR, DHE E DIEL, 8 NËNTOR

Për fundjavën aktualisht nuk figurojnë ndërprerje të planifikuara. Në listën e publikuar nuk ka njoftime as për Dibrën dhe Likovën gjatë kësaj periudhe.

Elektrodistribucioni sqaron se mund të ketë shmangie nga oraret e paralajmëruara, në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjeve dhe kushteve në terren. Gjithashtu, njoftimet për ditët në vijim mund të plotësohen ose ndryshohen gjatë javës. Gostivari Sot