Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës, temperaturat deri në 17 gradë

Sot moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura dhe do të kalojnë 15 litra për metër katror. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 17 gradë.

Temperatura minimale do të jetë nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu dhe erë të lehtë nga veriu. Temperatura do të lëvizë nga minimumi prej 7 deri në maksimumin prej 16 gradësh.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, deri nesër do të vazhdojë moti kryesisht i vranët dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht priten reshje më të dendura, mbi 20 litra për metër katror, veçanërisht gjatë ditës së nesërme.

Nga e mërkura deri në fillim të fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, me vranësira të ndryshueshme, të cilat gradualisht do të pakësohen drejt së shtunës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.