AKI shpall fitoren në Bërvenicë: 4.438 vota kundrejt 4.175 të VMRO-së

AKI shpall fitoren në Bërvenicë: 4.438 vota kundrejt 4.175 të VMRO-së. Bërvenica vendos me votë: AKI shpall fitoren me 263 vota epërsi ndaj VMRO-së.

Gazeta Flaka

Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI-ja, do të marrë drejtimin e Komunës së Bërvenicës, pasi fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale.

Jahiji ka siguruar 4.442 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE, ka marrë 4.177 vota. Sipas rezultateve të përpunuara, janë regjistruar edhe 203 fletëvotime të pavlefshme.

Dalja në votime në raundin e dytë ishte rreth 10 pikë përqindjeje më e lartë krahasuar me raundin e parë. Jahiji në fjalimin e tij pas fitores falënderoi të gjithë qytetarët, pa dallim feje apo kombësie. Gazeta Flaka