Një 53-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se nuk ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Urgjente në Gostivar, pavarësisht se ishte paraqitur për shkak të dhimbjeve në stomak.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, A.I. (53) më 1 nëntor 2026, në ora 00:30, ka raportuar se rreth orës 23:40 të një nate më parë kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Urgjente.
„Sipas denoncimit, mjeku kujdestar ka refuzuar t’i japë ndihmë mjekësore ose ta drejtojë në një institucion tjetër shëndetësor. Më pas, punonjësit e sigurimit e kanë larguar nga ambientet e institucionit“, njofton Policia e Gostivarit.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Pretendimet e paraqitura në denoncim janë duke u verifikuar nga organet kompetente. Gostivari Sot

