Vrapçisht, mbyllet për qarkullim një segment rrugor për shkak të asfaltimit

Komuna e Vrapçishtit njofton qytetarët se sot, më 27 tetor 2026, do të zhvillohen punime për asfaltimin e rrugës në fshatin Vrapçisht, në segmentin nga Xhamia Haxhi Ahmet deri te varrezat.

“Për shkak të punimeve, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vrapçishtit.

Nga Komuna u bëhet thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shmangin hyrjen dhe daljen me automjete në këtë segment rrugor, në mënyrë që punimet e asfaltimit të zhvillohen pa pengesa.

“Komuna e Vrapçishtit falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet më tej në njoftim. Gostivari Sot