Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme, të shoqëruara me reshje lokale shiu dhe bubullima në disa pjesë të vendit.
Gjatë paradites, në disa lugina pritet të krijohet mjegull, e cila mund të ndikojë në dukshmërinë në komunikacion. Era do të fryjë nga drejtimi juglindor, me intensitet të dobët deri mesatar.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje lokale shiu.



