Sërmnovë, vazhdon ndërtimi i murit në qendrën e fshatit, diaspora apel për kontribute

Ka vijuar puna për ndërtimin e murit në qendrën e fshatit Sërmnovë, projekt që synon kompletimin e hapësirës qendrore dhe rritjen e sigurisë për banorët.

Shoqata e Diasporës Sërmnovë, përmes një njoftimi publik, ka bërë të ditur se punimet janë në vazhdim, duke u bërë thirrje njëkohësisht anëtarëve që ende nuk e kanë kryer pagesën e tyre, të kontribuojnë sa më shpejt për të mundësuar vazhdimin e punimeve dhe përfundimin e projektit.

“Me këtë projekt synojmë ta kompletojmë qendrën e fshatit dhe të rrisim sigurinë për të gjithë banorët”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Diasporës Sërmnovë.

Nga shoqata theksojnë se mbështetja e anëtarëve është e rëndësishme për realizimin e projektit, duke apeluar për solidaritet dhe angazhim të përbashkët në shërbim të fshatit.

“I lusim të gjithë anëtarët e Shoqatës së Diasporës Sërmnovë që ende nuk e kanë kryer pagesën, ta bëjnë atë sa më shpejt, në mënyrë që puna të vazhdojë dhe projekti të përfundojë me sukses”, thuhet më tej në apel.

Në fund, shoqata ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe po e mbështesin këtë nismë, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit për realizimin e projekteve në të mirë të komunitetit.

“Me kontributin e secilit, arrijmë më shumë për fshatin tonë!”, përfundon njoftimi i Shoqatës së Diasporës Sërmnovë. GS