Aksident në autostradën Shkup–Tetovë, vetura me targa të Gostivarit përplas ariun

Shkup, 24 tetor 2026 – Një ari ka ngordhur pasi është goditur nga një automjet i tipit „Volvo“ me targa të Gostivarit, në autostradën Shkup–Tetovë.

Sipas njoftimit policor, aksidenti ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 22:15, kur në SPB Shkup është raportuar për përplasjen e automjetit me kafshën e egër.

„Automjeti i tipit ‘Volvo’, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga J.D. (36) nga Gostivari, është përplasur me një kafshë të egër – ari“, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ngjarjes, veterineri i Kopshtit Zoologjik të Shkupit ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar ngordhjen e ariut.

„Ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes“, njoftojnë nga policia.

Autoritetet kanë kryer procedurat për dokumentimin e rastit. GS