Arrestohet një 48-vjeçar, i sekuestrohet substancë e bardhë pluhuri

Një 48-vjeçar nga fshati Gallatë është privuar nga liria në Gostivar, pasi gjatë kontrollit policor në automjetin që drejtonte dhe kontrollit personal ndaj tij është gjetur një substancë pluhurore e bardhë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 23 tetor, në orën 22:15, kur nëpunës policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme (NJPB) Gostivar e kanë privuar nga liria D.D. (48) nga fshati Gallatë.

„Gjatë kontrollit të kryer të automjetit të pasagjerëve që e drejtonte dhe kontrollit personal ndaj tij, është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë“, thuhet në njoftimin policor.

Policia nuk ka bërë të ditur natyrën e substancës së sekuestruar.

„Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse“, njoftojnë nga policia. GS