Sulmohet fizikisht një taksist 71-vjeçar në Gostivar

Një taksist 71-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është sulmuar fizikisht pranë Stacionit të Autobusëve në Gostivar, derisa ishte duke kryer detyrat e tij të punës.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar dje, në orën 20:00, në Stacionin Policor të Gostivarit. Sipas denoncimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 18:30, kur i moshuari ishte duke punuar si taksist dhe është sulmuar nga një person.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit të përfshirë. GS