Bie nga shkallët e shtëpisë – humb jetën 15-vjeçari nga Gostivari

Një 15-vjeçar nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë nga shkallët në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është denoncuar dje, në orën 12:00, në Stacionin Policor të Gostivarit nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore, ku fillimisht i mituri ishte sjellë pa shenja jete.

Pas reanimimit të kryer në spital, 15-vjeçari ka shfaqur shenja jete dhe më pas është transferuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekipet kompetente kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /GS/