Një 38-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria në orët e para të mëngjesit të 21 tetorit, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit në Tetovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën „Nikolla Teslla“, ku zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar për kontroll një veturë të tipit „Renault Megane“, me targa të Gostivarit.
Automjetin e drejtonte T.N. (38) nga Gostivari. Pas kontrolleve të kryera, policia ka konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa matjet kanë treguar 1,69 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës, njofton MPB-ja. /GS/



