Qytetarët e Komunës së Gostivarit do të kenë mundësi të paraqesin drejtpërdrejt ankesat, pyetjet dhe problemet e tyre lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive, të mërkurën, më 21 tetor.
Sipas njoftimit të Komunës së Gostivarit, punonjës të Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit në Tetovë do të pranojnë palët nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në sallën e Këshillit të Komunës.
“Qytetarët do të kenë mundësinë t’i paraqesin drejtpërdrejt parashtresat, pyetjet dhe problemet e tyre lidhur me realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre, si dhe të marrin informacione dhe udhëzime në kuadër të kompetencave të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftim.
Komuna u bën thirrje qytetarëve të interesuar ta shfrytëzojnë këtë mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit.
“Sipas komunës, ky aktivitet kontribuon në lehtësimin e qasjes së qytetarëve në institucione dhe në mbrojtjen më efikase të të drejtave të tyre. GS



