Gostivar, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin pa patentë shoferi

Një 23-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi në fshatin Bellovisht.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 20 tetor 2026, në orën 00:20.

“Gjatë një kontrolli në qarkullim, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh ‘Opel’ me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se e drejtonte automjetin pa leje drejtimi (patentë shoferi)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi A.R. (23) nga Gostivari është privuar nga liria nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor në Gostivar.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *