Organizata Komunale e Kryqit të Kuq në Gostivar ka realizuar një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me shoqatën e qytetarëve „Dr. Trajçe Neshkovski“ dhe klubin e motoçiklistëve „Go Bikers“ nga Gostivari.
Aksioni u zhvillua në Shërbimin e Transfuzionit të Gjakut pranë Spitalit të Përgjithshëm në Gostivar, me qëllim promovimin e humanizmit, solidaritetit dhe rëndësisë së dhurimit vullnetar të gjakut.
Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 28 dhurues gjaku, të cilët me gatishmërinë e tyre për të ndihmuar të tjerët dhanë një shembull të solidaritetit qytetar dhe të përkushtimit për shpëtimin e jetëve njerëzore.
Nga Organizata Komunale e Kryqit të Kuq në Gostivar shprehën mirënjohje për të gjithë dhuruesit, si dhe për shoqatën „Dr. Trajçe Neshkovski“ dhe klubin „Go Bikers“, për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtij aktiviteti humanitar.
Dhurimi vullnetar i gjakut mbetet një nga format më të rëndësishme të solidaritetit njerëzor, pasi çdo dhurim mund të jetë vendimtar për pacientët që kanë nevojë për transfuzion



