Valbon Limani merr pjesë në Panairin e Ushqimit në SHMK „Gostivari“

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë sot në Panairin e Ushqimit të organizuar në Shkollën e Mesme Komunale „Gostivari“, me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit.

Limani vlerësoi angazhimin e nxënësve dhe mësimdhënësve, të cilët prezantuan ushqime të ndryshme, duke dëshmuar kreativitet, përkushtim dhe frymë bashkëpunimi.

„Kënaqësi që sot, në Ditën Botërore të Ushqimit, pata mundësinë të jem pjesë e Panairit të Ushqimit të organizuar në SHMK ‘Gostivari’“, shkroi Limani.

Ai theksoi se aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për të promovuar rëndësinë e ushqimit, traditën dhe vlerat që bashkojnë komunitetin, si dhe për të kultivuar te të rinjtë solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin.

Panairi krijoi një atmosferë të ngrohtë në shkollë, duke vënë në pah përfshirjen e nxënësve dhe bashkëpunimin me mësimdhënësit në shënimin e kësaj dite. /Flaka/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *